PEPEN - është platformë kombëtare për administrimin, operimin dhe monitorimin e procesit të menaxhimit të performancës energjetike në ndërtesa. Në bazë të legjislacionit në fuqi, për të gjitha ndërtesat e reja, ato të cilat rinovohen apo jepen me qira duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës energjetike. Andaj kjo platformë ofron veglat e nevojshme për vlerësim, procesim dhe monitorim të çështjeve që kanë të bëjnë me:

  • - Certifikim energjetik në ndërtesa
  • - Auditim energjetik
  • - Inspektim të sistemeve për ngrohje ftoje dhe ventilim.

Për më tepër, për informim të përgjithshme qasja në këtë platformë është e hapur për të gjithë, ndërsa operimi dhe procedimi i të dhënave bëhet vetëm nga personat e certifikuar dhe autorizua nga Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministria e ekonomisë (ME).

Certifikimi i performancës energjetike në ndërtesa paraqet një proces të vlerësimit për të gjitha ndërtesat se sa efiçiente janë ato në lidhje me nevojat për energji. Qëllimi i këtij procesi është që të sigurohet nivel i komforit termik, funksionaliteti dhe informimi i përgjithshëm për përdoruesit e këtyre ndërtesave. Certifikimi i performancës energjetike shprehet përmes klasave apo rangimit energjetik.

Rangimi energjetik varet nga shumë faktorë duke përfshirë: klimën lokale; dizajni i ndërtesës/destinimi i ndërtesës; metodat dhe materialet e ndërtimit; sistemet e instaluara për të siguruar ngrohje, ventilim, kondicionim dhe/ose ujë të ngrohtë sanitar; shkallën e shfrytëzimit; sistemin e ndriçimit; dhe pajisjet e nevojshme për të mbështetur funksionet e ndërtesës dhe të përdoruesve të saj.

Certifikimi energjetik është një procedurë komplekse, që kërkon njohuri për komponentet e ndërtimit, e që zakonisht përfshihen në tre hapa kryesor si:

  • Vlerësimin e performancës energjetike të një ndërtese nga vlerësuesi i certifikuar. Ky vlerësim bëhet sipas Metodologjisë Kombëtare për Llogaritje të Performancës Energjetike në Ndërtesë si dhe softuerit të aprovuar. Rezultati i vlerësimit energjetik paraqitet në formë të rangimit energjetik (nga A - efiçiencë të lartë energjetike deri në G - efiçiencë të ulët), që pasqyron nivelin e performancës energjetike në ndërtesë

  • Lëshimin e certifikatës për performancë energjetike në ndërtesës - CPE nga softueri i aprovuar.

  • Komunikimi i këtij informacioni me palët e interesuara nëpërmjet publikimit të certifikatës në PEPEN.

Certifikata e performancës energjetike në ndërtesa është e vlefshme për një periudhë prej 10 vitesh nga momenti i lëshimit, nëse nuk do të ketë ndryshime që do të ndikojnë në vlefshmërinë e saj.

Për me shumë informata për Certifikimin e Performancës Energjetike në Ndërtesa mund t’i referoheni legjislacionit për performancën energjetike në ndërtesa:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=13176

Auditimi energjetik, është pasqyrë e përdorimit të energjisë në ndërtesa lidhur me arritjen e komfortit termik si dhe sigurinë.

Auditimi energjetik është procedurë sistemike e realizuar nga auditorët e energjisë, qëllimi i së cilës është sigurimi i informatave të domosdoshme lidhur me profilin e konsumit të energjisë nga një ndërtesë apo grup ndërtesash, një veprimtari, instalim industrial/ komercial, apo një shërbim privat/publik, me të cilin identifikohen dhe vlerësohen mundësitë e kursimit të energjisë nga masat e rekomanduara me kosto-efektive që paraqiten nëpërmjet raporti te auditimit të energjisë..

Auditimi i energjisë kryhet nga auditor i certifikuar i energjisë ose një ekip auditorësh, të regjistruar në këtë platformë elektronike. Raportet e përgatitura të auditimit të energjisë i dorëzohen pronarëve/qiramarrësve të ndërtesave si dhe do të ngarkohen në platformën PEPEN.

Auditorët e energjisë ndahen sipas dy kategorive:

  • Auditori i energjisë në ndërtesa dhe/ose ndriçim publik
  • Auditori i energjisë në industri

Ministria e Ekonomisë është përgjegjëse për menaxhimin e tërë skemës së auditimit të energjisë.

Për më shumë informata për Auditimin Energjetik në Ndërtesa mund t’i referoheni legjislacionit për Efiçiencë të Energjisë:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18216

Ngrohja, ventilimi dhe kondicionimi i ajrit, ka të bëj me përdorimin e teknologjive të ndryshme për të kontrolluar temperaturën, lagështinë dhe pastërtinë e ajrit në një hapësirë të mbyllur. Inspektimi i këtyre sistemeve (NVKA) bëhet në intervale të rregullta nga eksperti i pavarur për ta përcaktuar gjendjen e sistemit dhe për ta hartuar raportin e inspektimit.

Raporti i inspektimit përmban rekomandime për ta përmirësuar performancën energjetike të sistemit, nëse ato janë me kosto-efektive në aspektin e jetëgjatësisë së planifikuar të ndërtesës. Raportet e përgatitura për inspektim të sistemeve NVKA i dorëzohen pronareve/qiramarrësve të ndërtesave si dhe do të ngarkohen në platformën PEPEN.

Sipas Ligjit për Performancë Energjetike në Ndërtesa, obligohen pronarët e ndërtesave që të angazhojnë ekspertët e pavarur për inspektime në intervale të rregullta për të gjitha:

  • Sistemet me kaldaja me një prodhim efektiv nominal për ngrohje më të lartë se 100kW;
  • Sistemet e kondicionimit të ajrit me një prodhim efektiv nominal më të lartë se 12 kW.

Për me shumë informata për Inspektimin e Sistemeve të NVKA mund t’i referoheni legjislacionit për performancën energjetike në ndërtesa: